Vikendi në vendin tonë, siç parashikojnë meteorologët priet të jetë kryesisht i kthjellët dhe me diell. Njëjtë pritet të jetë edhe fillimi i javës sa i përket temperaturave, me mundësi të reshjeve lokale të shiut, përcjell gazetametro.net
Temperaturat minimale do të luhaten nga 5C deri në 10C, e ato maksimale nga 20C deri në 25C.
Do të fryejë erë e lehtë nga verilindja dhe perëndimi 1-3m/s.
20.04.2018 – Në ditët e fundjavës, fushat e presionit të lartë nga Europa qëndrore, do të vazhdojnë të shtrihen mbi rajonin tonë, që do të favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, ndërsa masat e ngrohta ajrore do të sjellin rritje të temperaturave ndjeshëm mbi vlera mesatare.
21.04-22.04 – Mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell.
22.04 – Mot i ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, pa të reshura
23.04 – Mot më i ngrohtë, me vransira dhe diell. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullimë.
24.04 – Mot i ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.

Shtypja atmosferike, pasi ka shënuar rritje mbi vlera normale, në fillim të javës së ardhshme pritet të zbres rreth këtyre vlerave.