Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditFSK viziton FARSH-in, rikonfirmohet bashkëpunimi ndërmjet dy ushtrive

FSK viziton FARSH-in, rikonfirmohet bashkëpunimi ndërmjet dy ushtrive

Të ngjajshme

Koci: Vendosa ta heq një pjesë të trupit tim për të treguar se kjo është mjaft

Avokati Arianit Koci thotë se “shteti po na rrezikohet”. Ai...

Hasani: Limaj të vijë tek PDK-ja dhe ta kërkojë mbështjetjen

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani,...

Tërmeti godet Alpet Zvicerane pranë Mürren

Një tërmet ka goditur zonën pranë Mürren në Bernese...

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, një delegacion nga Komanda e Logjistikës së FSK-së, kryesuar nga koloneli Mehmet Lladrovci, realizoi një vizitë zyrtare pranë Komandës Mbështetëse dhe strukturave vartëse të saj në FARSH.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë kësaj vizite u zhvilluan takime në fushën logjistike, ku u pritën nga komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Aleksandër Pando dhe stafi i tij dhe në fushën shëndetësore, ku u pritën nga zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore Gjeneral Brigade Vehbije Kuti dhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Inspektoratit Shëndetësor të FARSH, nënkolonel Marinela Mjeda.

“Në kuadër të këtyre takimeve delegacioni nga FSK u informua në detaje rreth strukturës, kapaciteteve logjistike dhe atyre shëndetësore të FARSH-së, si dhe biseduan për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave duke rikonfirmuar përkushtimin për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy ushtrive”, thuhet tutje në njoftim./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit