back to top
Monday, March 2, 2026
BallinaLajmeFSK realizon trajnimin “Taktika me njësi të vogla” në Aeroportin e Gjakovës

FSK realizon trajnimin “Taktika me njësi të vogla” në Aeroportin e Gjakovës

Të ngjajshme

Aksident i rëndë mes dy veturave në Hajvali

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në...

Isufi: Mosftesa e AAK-së në konsultimet për presidentin lidhet me qëndrimin kritik ndaj qeverisë

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet...

Trump tregon sa mund të zgjas lufta me Iranin

Presidenti i Amerikës, Donald Trump po vazhdon informimin e...

Tahiri: Edhe 48 orë deri te votimi i presidentit, fituesi i zgjedhjeve ende nuk ka as propozim

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, është deklaruar për çështjen...

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar trajnimin “Taktika me njësi të vogla”, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale për operim në nivel ekipi, skuadre dhe togu.

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook nga FSK, trajnimi është zhvilluar në Aeroportin e Gjakovës nga Komanda e Forcave Tokësore.

Gjatë këtij aktiviteti janë mbajtur ligjërata dhe ushtrime praktike që kanë përfshirë Procedurat e Udhëheqjes së Trupave, lidershipin, përdorimin e armëve M4/M5, M240B dhe M249, formacionet e lëvizjes, reagimin dhe shkëputjen e kontaktit, bazën patrulluese, topografinë dhe organizimin e pritës.

FSK ka bërë të ditur se trajnimi ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e profesionalizmit, gatishmërisë dhe operacionalitetit të njësive.

Po ashtu, kursantët kanë kaluar me sukses testimet fizike, përfshirë Testin Fizik Standard të FSK-së, Testin “Rangers”, si dhe marshimin prej 13 kilometrash, të përfunduar brenda kohës së paraparë prej dy orësh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz