FSK po bëhet me depo të armatimit, ja vlera e tenderit

Ministria e Mbrojtjes përgjatë nëntorit të vitit të kaluar ka arritur të nënshkruajë një kontratë të re.
Këtë herë, dikasteri që udhëhiqet nga Anton Quni i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka arritur të nënshkruajë një marrëveshje që ka të bëj me ndërtimin e depove të armatimit në kazermën e Forcave të Armatosura të Kosovës (FSK) në Ferizaj, Gjilan dhe Istog.
Projekti në fjalë, sipas një njoftimit do të zgjasë dy vite.
Kontrata në fjalë kësaj minsitri i ka kushtuar 519. 870, 81 euro, derisa tenderi në fjalë iu është dhënë operatoratorëve ekonomik “Alpo” Sh.P.K dhe “Intermeco L.L.C”.

Lexo edheHaradinaj: Në listën e Aleancës nga Skenderaj, janë dy të rinj nga familje atdhetare
Tutje, bëhet me dije se tenderi me çmimin më të lartë, të përgjegjshëm ka qenë 699. 874,25 euro.
“AK i MM, ka për qellim qe të lidhe një kontratë me një OE, qe do të ketë kapacitet të kryej Ndërtimi i depove te armatimit ne kazermen e FSK-se ne Ferizaj, Gjilan dhe Istog( Project 2 vjeçar) Realizimi i kontrates duhet të behet sipas specifikimti teknik te kerkuar dhe TeR te percaktuar në dosjen e tenderit dhe ne njoftimin per kontrate. Qëllim i realizimit të kesaj kontratë është ngritja e operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit të MM-së dhe FSK-se”, thuhet në përshkrimin e kontratës të publikuar nga prokurimi.
















