FSK forcon radhët, kryen trajnime për snajperë dhe liderë luftarakë
dp

Lexo edheBashkim Ramosaj rizgjidhet kryetar i Degës së AAK-së në Deçan

Sipas njoftimit në Facebook, “Kursi Bazë për Snajper” është realizuar nga Qendra e Stërvitjes Profesionale, ku pjesëtarët e FSK-së janë trajnuar për qitje precize nga distanca të largëta dhe me kalibra të ndryshëm, duke avancuar aftësitë taktike në operacione ushtarake.
Ndërkohë, “Kursi i Liderit Luftarak” është zhvilluar nga Shkolla e Nënoficerëve, ku kursantët kanë kaluar trajnim intensiv në udhëheqje ushtarake, planifikim operacional, komunikim, vendimmarrje dhe zbatim të procedurave taktike në terren.
“Përmes ligjëratave profesionale dhe ushtrimeve praktike, kursantët demonstruan disiplinë, përkushtim dhe nivel të lartë profesionalizmi”, shkroi FSK.

Lexo edheBashkim Ramosaj rizgjidhet kryetar i Degës së AAK-së në Deçan