FSHF zbulon arsyet pse ndeshja me Serbinë dërgohet në Leskovc

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije arsyet se pse ndeshja me Serbinë është zhvendosur në Leskovc.
Gjatë ditës së sotme, UEFA konfirmoi se ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet në Leskovc, duke ndërruar lokacionin me kërkesën e Federatës serbe. Paraprakisht, parashihej që ndeshja të luhej në Beograd, në stadiumin “Rajko Mitic”.
Pas konfirmimit të UEFA-s, erdhi edhe njoftimi zyrtar i FSHF-së, e cila shpjegoi më tutje arsyet e këtij ndryshimi.
“Federata e Futbollit njofton se ndeshja Serbi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet në stadiumin “Gradski Stadion Dubočica” në Leskovac, më 11 tetor në orën 20:45.
Ky vendim është marrë nga UEFA pas kërkesës së Federatës Serbe të Futbollit për zhvendosjen e takimit nga stadiumi “Rajko Mitic” në Beograd dhe pas dakordësisë së Federatës Shqiptare të Futbollit.

Lexo edheAmir Rrahmani po bëhet gati për një kthim sa më të shpejt
Arsyet kryesore për ndryshimin e vendndodhjes lidhen me masat e sigurisë dhe nevojën për të garantuar zhvillimin e ndeshjes në një ambient të kontrolluar dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.
Shqipëria me Serbinë janë përballur një herë gjatë këtyre kualifikuesve, më 7 qershor në “Air Albania”.
Ndeshja përfundonte 0-0, me Rey Manajn që e kishte humbur penalltinë në minutat e fundit të pjesës së parë./GazetaExpress/














