back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeFshatrat e Kosovës që kërkuan dhe janë në pritje të bëhen komuna

Fshatrat e Kosovës që kërkuan dhe janë në pritje të bëhen komuna

Të ngjajshme

Aksident në Itali, vdes shqiptari që po drejtonte kamionin

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka...

Hamza në Prizren: Me Qeverinë time, ky vit i ri është një fillim i ri për Kosovën

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka...

Barcelona pa problem ndaj Villarrealit, vazhdon ecurinë pozitive

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 2:0 ndak Villarrealit...
- Advertisement -

Një numër goxha i madh i vendbanimeve, respektivisht fshatra nga anë të ndryshme të Republikës së Kosovës ka vite që kanë kërkuar dhe ende po presin që të bëhen komuna.

Në sirtarët e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) nga viti 2016 qëndrojnë 19 kërkesa për themelimin e komunave të reja, por  asnjë nga ato kërkesa deri tani nuk është plotësuar.

Në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal tregojnë arsyen pse nuk janë plotësuar këto kërkesa.

Zyra për komunikim me publikun e MAPL-së sqaron se gjithë kërkesat e adresuara kanë përmbajtur vetëm një përshkrim sipërfaqësor, duke mos dhënë as numrin e banorëve dhe elemente të tjera të rëndësishme që mundësojnë një vendbanim për t’u bërë komunë.

“Në Ministritnë e Administrimit të Pushtetit Lokal janë paraqitur 19 kërkesa për themelimin e komunave të reja, për të cilat kërkesa MAPL e ka njoftuar Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kërkesat e adresuara kanë përmbajtur vetëm një përshkrim sipërfaqësor, nuk tregojnë numrin e banorëve, arsyeshmërinë ekonomike, si dhe shumë elemente të tjera që janë të domosdoshme për një komunë potenciale”, thuhet në një përgjigje të MAPL-së dhënë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus.

Mirëpo, kërkesat e gjertanishme për krijimin e komunave të reja dhe premtimet  e herë pas hershme të politikanëve duket se duket se janë bërë pa ndonjë   vlerësim adekuat dhe bazë ligjore.

Thujse në 19 kërkesat mungon kriteri bazë për minimumin e popullsisë dhe hapësirën territoriale që duhet të përmbushin komunat e reja.

“Një ndër kushtet ligjore është edhe konsultimi me komunitetet joshumicë, me c’rast Qeveria do të hyjë në konsultime me komunitetet joshumicë, në rastet kur ky komunitet përbën së paku 75% të popullsisë në një vendbanim të përqendruar në zona kadastrale të bashkëlidhura me popullsi të gjithëmbarshme prej së paku 5000 qytetarësh, me qëllim të krijimit të komunave të reja”, thuhet më tej në përgjigjen e MAPL-së.

Kujtojmë se pas zgjedhjeve të para lokale në vitin 2000, në Kosovë u funksionalizuan 30 komuna, si njësi bazike të vetëqeverisjes lokale. Në vitin 2005,  administrata e UNMIK-ut filloi pilot-projektin për krijimin e komunave të reja.   Fillimisht u krijuan pilot-njësitë komunale në Junik, Mamushë dhe Han të Elezit.  Këto tri pilot-njësi komunale u shndërruan në komuna me kompetenca të plota pas zgjedhjeve lokale të 2009.

Po në vitin 2009, u krijuan edhe katër komuna të reja, në këtë rast serbe pasi ishin paraparë në Propozimin Gjithëpërfshirës  për  Zgjidhjen e Statusit Final të Kosovës. Kështu komunë u bë Parteshi, Kllokoti, Graçanica dhe Ranillugu.

Kujtojmë se premtime për fshatra të ndryshme se do të bëhen komuna kanë dhënë edhe politikanët, kryesisht në kohë fushatash elektorale. Të shtyrë nga këto premtime banorë të vendbanimeve të shumta kanë bërë kërkesa që të bëhen komuna, por ende qëndrojnë në sirtarët e qeverisë.

Agjencia e Lajmeve FaktePlus sjell listën e plotë të gjithë vendbanimeve të cilat kanë kërkuar dhe presin për t’u bërë komuna:

I Zhegër – Komuna e Gjilanit

II Orllan – Komuna e Podujevës

III Runik – Komuna e Skenderajt

IV Zym – Komuna e Prizrenit

V Rogovë – Komuna e Gjakovës

VI Hogosht – Komuna e Kamenicës

VII Reçan – Komuna e Prizrenit

VIII Orllan – Komuna e Podujevës

IX Gorë – Komuna e Prizrenit

X Rogaçicë – Komuna e Kamenicës

XI Krushë e Madhe – Komuna Rahovec

XII Vitomiricë – Komuna e Pejës

XIII Komoran – Komuna e Gllogocit

XIV Ponashec – Komuna e Gjakovës

XV Llapjas (ish Kërpimeh) – Komuna e Podujevës

XVI Janjevë – Komuna e Lipjanit

XVII Pozharan – Komuna e Vitisë

XVIII Xërxë – Komuna e Rahovecit

XIX Magurë – Komuna e Lipjanit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz