‘FRUTI I TË VARFËRVE’ QË MUND TA SHPËTOJË PLANETIN
Një çift i ri nga Mbretëria e Bashkuar ka nisur një projekt për të revolucionuar tregun e ushqimit me një alternativë të shëndetshme ndaj mishit të derrit bazuar në “fruta të të varfërve”, i cili nxjerr një erë të keqe shkruan gazeta, “Daily Mail”.
Jordan Grayson dhe Abi Robestron, të dy 23 vjeç, kanë treguar për një frutë të përpunuar të quajtur “Artocarpus heterophyllus” emër nga gjuha latine. Është fruti më i madh në botë, peshon deri në 35 kilogram dhe i gjatë deri në një metër. Shija është e një përzierje e mangos dhe portokallit dhe përmban vitamina C, një numër të madh të proteinave, kalium, kalcium dhe hekur, përcjell Insajderi.
Vlera ushqyese e 100 gramëve të këtij fruti është rreth 105 kalori, ky është një frut i cili mund të të shërbejë si një darkë për një familje të tërë.
Fruti është shumë popullor në Bangladesh, Vietnam, Filipine, Malajzi dhe vende të tjera në Azinë Jugore dhe Juglindore. Por në Indi, ku miliona njerëz vuajnë nga kequshqyerja dhe varfëria. Dhe rreth 75 përqind e këtij fruti të përpunuar humbet, sepse ka reputacionin e të qenit “frut i të varfërve”, për shkak të aromës së keqe që lëshon.

Në tetor të vitit 2017, Grayson dhe Robertson filluan një fushatë përmes një platforme për të mbledhur fonde për projektin e tyre. Pas arritjes së qëllimit të tyre, çifti filloi të përpunojë tulin e këtij fruti në Indi dhe pastaj ta shesë në Mbretërinë e Bashkuar. Në projektin ne tyre, “Jackfruit”, një ndërmarrje e vogël, ka shpërndarë disa produkte organike që rrjedhin nga ky frut që zëvendëson mishin për hamburgerë, pizza, etj.
Lexo edheBabait që ia vranë katër fëmijët e tij
“Është shumë më i mirë sesa mishi, mendoj se nuk do ta konsiderojmë si “frut të harruar” dhe është një paradoks që në Azi shumica e këtij fruti është tretuar, pasi shumë njerëz nuk kanë ushqim dhe të ardhura të mjaftueshme”, komentojnë Grayson dhe Roberson.

Disa shkencëtar besojnë se ky frut mund të jetë një nga zgjidhjet për t’i dhënë fund urisë në disa vende, pasi ajo mund ë zëvendësoj grurin dhe misrin, të cilat janë të kërcënuara nga ndryshimet klimatike.
“Industritë e mishit dhe të qumështit janë një barrë për planetin, është koha për të kërkuar alternativa dhe kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të përdorur një nga frutat më të humbur në botë”, shtuan sipërmarrësit e rinj.
Disa organizata indiane kanë filluar iniciativa për t’u përpjekur të ndryshojnë reputacionin e keq të këtij fruti, sepse ata sigurojnë se fermerët mund të marrin të ardhura prej rreth 150 dollarësh për çdo pemë. Çokollata mund të shërbejnë si një lëndë e parë për shumë produkte që mund të merren nga të dy leh dhe pulpë e frutave, përfshirë vajrat natyrore, latëx, miell dhe ushqim për bagëtinë, ndër të tjera. /Insajderi.com














