BallinaLajmeFruthi shkakton panik

Fruthi shkakton panik

Të ngjajshme

Disa prindër kanë alarmuar në rrjetet sociale se kopshtet kanë marr masa kundër sëmundjes së fruthit.

Ata kanë treguar sesi çerdhet nuk po i pranojnë fëmijët të cilët nuk kanë marr vaksina kundër këtij virusi, shkruan Gazeta Shneta.

Këto masa të kopshteve kanë ardhur pasi disa prindër po refuzojnë vaksinimin e fëmijëve, nga frika se shkakton autizmin.

Një gjë të tillë e kanë mohuar mjekët kosovarë, por edhe studime të instituteve në SHBA, pohojnë se vaksina kundër fruthit nuk shkakton autizëm.

Drejtoresha e Akademisë së Fëmijëve “Loja”, Haxhere Deshishku, thotë se nuk kanë pasur asnjë rast të sëmundjes së fruthit, mirëpo kanë insistuar te prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët.

“Ne i kemi 130 fëmijë në kopësht, por nuk kemi asnjë rast me fruth. Megjithatë, ne do t’i mbajmë të informuar prindërit për sëmundjen e fruthit”, ka deklaruar Deshishku.

Ajo ka shtuar se në “Loja” nuk pranohen fëmijët që nuk janë të vaksinuar.

“Ne e kemi edhe në kontratë dhe nuk i pranojmë fmëijët që nuk janë të vaksinuar kundër sëmundjeve ngjitëse”, ka thënë Deshishku.

Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Dr. Hamdi Ramadani, iu ka bërë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët, ndërsa ka treguar se janë ndërmarr masa për parandalimin e përhapjes së sëmundjes në institucionet shkollore.

“Janë ndërmarr masa të parandalimit të sëmundjes, në shkolla e çerdhe. Jemi në kontakt me të gjitha qendrat e mjekësisë familjare dhe spitalet rajonale”, ka deklaruar ai.

Sëmundja e fruthit deri më tani ka prekur mbi 150 persona në Kosovë. Dy prej tyre, një fëmijë 15 muajshe dhe një 37 vjeçar kanë ndërruar jetë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz