back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaJetëFrutat e thata që ndihmojnë kujtesën

Frutat e thata që ndihmojnë kujtesën

Të ngjajshme

“Dyfytyrësh”, Klodi dhe Benita përplasen në Post Big Brother

Sonte në Post Big Brother ka pasur një përplasje...

13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë...

Ramabaja: Njëri nga kandidatët e PDK-së për president është ish-komandant i UÇK-së

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar rreth çështjes së zgjedhjes...

Teksa shumë njerëz kanë probleme me harresën, neurologët këshillojnë konsumimin e disa frutave të thata që ndihmojnë kundër saj.

I pari që rekomandohet është bademi pasi ka shumë vlera ushqyese. Kjo arrore mbron trurin nga stresi oksidativ.

Fruta të tjerë të thatë që ndihmojnë në kë drejtim janë arrat indiane, pasi përmbajnë sasi të magnezit që mbron trurin nga humbja e kujtesës. Këto arrore ndihmojnë kundër harresës duke aktivizuar qelizat që janë përgjegjëse për të mbajtur disponimin në nivelin e duhur.

E treta në listë është hurma, e cila përmban fibra natyrale të ëmbla. Ajo rregullon për të mirë funksionimin e trurit dhe ka shumë vlera ushqyese.

E katërta në radhë është lajthia, pasi ajo ka sasi të bollshme të vitaminës B1, yndyra të shëndetshme dhe antioksidant, vlera këto që sigurojnë funksionim të mirë të trurit.

I pesti është fëstëku, i cili po ashtu është i mbushur me vlera ushqyese si antioksidant, yndyra të shëndetshme dhe vitaminë B6.

I gjashti është rrushi i thatë, i cili ndihmon memorien pasi ka vlera të shumta ushqyese si hekuri e kaliumi.

E shtata është arra, e cila përmban acidin yndyror omega3, i cili mbështet funksionimin e aftësive njohëse të trurit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz