Frashëri reagon për herë të parë pas rrahjes me Milaim Zekën: Ndjej keqardhje ndaj…

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi ka reguar për herë të parë pas rrahjes që e kishte me Milaim Zekën e Nisma-s, në një debat televiziv.
“Pushtetit kriminal të Klanit Pronto nuk i ka mbetur përfaqësues tjetër përveç Milaim Zekës. Me ta nuk mund të bisedosh për politikë, ekonomi, etj. E vetmja gjuhë që dijnë është gjuha e shpifjeve dhe fyerjeve të rënda”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Më vjen keq për situatën që u krijua sot.
Dola në debat me Milaim Zekën, duke mos e llogaritur se sa e vështirë është të përmbahesh në debat me një njeri të tillë. Pavarësisht mesazheve mbështetëse, nuk do të dëshiroja që çështjet politike të zgjidhen në këtë mënyrë.

Lexo edheKy është reagimi i Nismës pas goditjes së Milaim Zekës nga Frashër Krasniqi
Pushtetit kriminal të Klanit Pronto nuk i ka mbetur përfaqësues tjetër përveç Milaim Zekës. Me ta nuk mund të bisedosh për politikë, ekonomi, etj. E vetmja gjuhë që dijnë është gjuha e shpifjeve dhe fyerjeve të rënda.
Ata, përballë argumenteve dhe fakteve tona, kanë vënë shpifjet dhe gjuhën denigruese që është bërë e padurueshme.
Milaim Zeka, që është mashtrues i mërgatës shqiptare, shok i ngushtë i Xhabir Zharkut që ndjeket nga Republika e Kosovës për krim të organizuar, keqpërdorues i hapësirës publike të Televizionit Publik, seksist dhe fyes i grave dhe vajzave, ofendues i qytetarëve të Kosovës, bashkëpunëtor i kriminelëve të Klanit Pronto, etj… ka degraduar çdo debat politik.
Edhe njëherë, ndjej keqardhje ndaj jush për krejt këtë situatë.














