BallinaLajmeFrashër Krasniqi: Kush është më i rrezikshëm, ne apo Abdurrahim Islami që...

Frashër Krasniqi: Kush është më i rrezikshëm, ne apo Abdurrahim Islami që shkatërron provat?

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Zëdhënësi i Vetëvendosjes dhe kandidati për deputet nga po kjo parti, Frashër Krasniqi, i cili po mbahet në arrest shtëpiak për më shumë se 9 muaj nën akuzat për terrorizëm, ka reaguar ndaj lajmit se prokurori Abdurrahim Islami ka shkatërruar provat lidhur me rastin e tij dhe të bashkëaktivistëve të tij.

Ai ka ngritur disa pyetje lidhur me këtë rast.

“Kush është më i rrezikshëm nëse lihet i lirë?”, pyet Krasniqi, duke shtuar “një prokuror që monton raste politike, apo 4 aktivistë që nuk kanë asnjë faj ndaj Republikës?”

Krasniqi pyet po ashtu nëse është më i rrezikshëm prokurori që shkatërroi provat për raste të rënda kriminale, apo 4 aktivistët që denoncuan vazhdimisht padrejtësitë në Kosovë.

“Një prokuror me karrierë të jashtëligjshme, apo 4 aktivistë që nuk i blenë diplomat por studiuan? Një prokuror që i shërben klanit Pronto, apo 4 aktivistë që i shërbejnë shoqërisë?”, pyet Krasniqi.

Krasniqi, thotë se Islami përbën rrezikun më të madh ndaj vendit, nën montimet e të cilit thotë se vdiq edhe aktivisti i ndjerë, Astrit Dehari.

“Abdurrahim Islami, nën montimin e të cilit vdiq Astrit Dehari, përbën rrezik për vendin tonë. Çdo ditë e tij në liri përbën rrezik për drejtësinë në Kosovë”, ka shkruar në Facebook, Krasniqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz