back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaBotëFrancë, parandalohet sulmi ndaj muslimanëve

Francë, parandalohet sulmi ndaj muslimanëve

Të ngjajshme

Arjan Konomi rikthehet në ekran, sqaron deklaratën e bujshme

Transmetimi i Big Brother Fan Club nisi sot nën...

Fillon sezona e reduktimeve, KOSTT paralajmëron se do të ketë në disa Komuna të Kosovës

KOSTT, ka njoftuar se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës, po...

Macron: Franca do të ndërtojë një aeroplanmbajtëse të re

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka konfirmuar planet për të...

Ulutas takon Presidentin e Sllovakisë: Folën për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Ozkan Ulutas,...
- Advertisement -

Autoritetet në Francë kanë arrestuar dhjetë ekstremistë të djathtë të cilit ishin në përgatitje të një sulmi terrorist ndaj muslimanëve, njoftoi ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate me shkrim, Collomb ka thënë se personat në fjalë janë arrestuar të shtunën në mbrëmje pas një hetimi të hapur më 14 qershor nga departamenti i antiterrorit i Prokurorisë së Parisit.

Gazeta Le Figaro raportoi se te personat e arrestuar nga departamenti i inteligjencës së brendshme franceze DGSI janë gjetur armë.

Ndryshe, dhjetë ditë më parë në Paris u arrestuan dy persona të moshës 21 dhe 22 vjeçare të cilët kishin qenë në përgatitje të një sulmi në emër të organizatës terroriste DEASH.

Kryeministri francez Edouard Philippe në një fjalim në kuvend në muajin mars ka thënë se 51 sulme terroriste janë parandaluar në Francë nga viti 2015.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz