BallinaBotëFranca dhe Gjermania bashkojnë forcat për prodhimin e aeroplanëve luftarakë

Franca dhe Gjermania bashkojnë forcat për prodhimin e aeroplanëve luftarakë

Të ngjajshme

Dalin në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se kanë dalë në...

Raportohet vdekja e një mërgimtari në një aksident trafiku në Kroaci- po vinte në Kosovë

Faqja “Deçani”, njofton se gjatë rrugës për në vendlindje,...

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së thërret konferencë për media

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njofton se...

Sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet i dyshuari në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë pasi i njëjti...

Franca dhe Gjermania e kanë publikuar planin për një kontratë me vlerë prej 65 milionë eurosh, e cila do të financohet në mënyrë të barabartë nga të dyja shtetet dhe që ka për qëllim zhvillimin e programit të përbashkët për prodhimin e gjeneratës së ardhshme të aeroplanëve luftarakë.

Sipas një burimi, kompanitë “Dassault Aviation” dhe “Airbus” do ta fillojnë punën për konceptin e këtij programi menjëherë pas nënshkrimit të kontratës. Ato do t’i ndërtojnë aeroplanët luftarakë që pritet t’i zëvendësojnë aeroplanët “Rafale” të Francës dhe “Eurofighters” të Gjermanisë në vitin 2024.

Pritet që qeveritë e Francës dhe Italisë do t’i shpërblejnë kompanitë për kontratat shtesë për avancim të teknologjisë së aeroplanëve, ndërsa disa fluturime testuese pritet të kryhen gjatë këtij viti. Presidenti francez dhe kancelarja gjermane e kishin publikuar për herë të parë këtë plan në korrik të vitit 2017.

Pas gati dy vjetëve të punës përgatitore të kompanive, marrëveshja e nënshkruar sot do ta hapë rrugën për fillimin e zbatimit të programit. Kontratat aktuale kanë afat dyvjeçar. Raportohet se aeroplanët luftarakë të Francës dhe Gjermanisë do ta përdorin motorin e njëjtë, të prodhuar nga dy kompanitë e kotraktuara, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz