Shkrim nga Ferat Selimi
Të shumtë janë bashkatdhetarët tanë në vende jashtë Kosovës, që kanë arritur suksese në fusha të ndryshme duke na bërë krenare dhe duke i treguar botës se ne shqiptarët shkëlqejmë dhe kemi aftësi të gjithanshme si në shkollim ashtu dhe në biznes!
I tillë është bashkatdhetari ynë i nderuari Fehmi Sejdijaj i cili vjen nga Runiku i Drenices. Fehmiu u brymos që i vogël me dashurinë për atdheun dhe për lirinë. U shqua që i vogël për dashurinë e tij të madhe për boten e sporteve.
Talenti i tij dhe shpirti i tij luftarak bëri që Fehmiu të luante në Gjermani për 6 vite me radhë me klube profesioniste në të njejten kohë Fehmiu studion në Dramen të Norvegjisë si personel i specializuar për abuzimin me lëndet narkotike duke shkëlqyer si student.
Pas përfundimit të studimeve punësohet pranë spitalit universitar të Oslos në psikiatrinë ligjore duke na bërë krenar me arritjet e tij në studimet shkencore që mbajnë firmen e Fehmiut.
Por asnjëherë Fehmiu se fshehu brishtësinë e tij dhe dashurinë e tij për artet. Arriti me punë e sakrifica megjithëse koha dhe programi i tij është shume i ngjeshur të angazhohej me artin e fotografisë dhe të bëhet një ndër fotografët më profesionistë të Oslos.
Peisazhet, portretet, boten e kafsheve që na përcjell e ngritin Fehmiun në lartësinë e fotografëve më me zë me origjinë shqiptare si Fadil Berisha etj.










