Foto lajm/Komentohet si çudi shqiptare, por ndodhet në Indi

Ndërtimet pa kriter, shtesat apo zgjatimet kanë qenë gjithmonë problematike në Shqipëri, por këtë herë kjo foto është fotografuar në Mumbai të Indisë ku tregohet pamja e një pallati të lartë 10 katësh me një ndër mënyrat e çuditshme të ndërtuarit. Ndërtesa gjendet në një nga lagjet më të varfëra në Indi.
India është vendi i çudirave por ndodh që edhe foto nga India qarkullojnë në rrjetet tona sociale si çudira shqiptare. Rasti më i fundit është i kësaj ndërtese 10-katëshe me tulla (në foton majtas).
Nga një kërkim i joni rezulton se kjo ndërtesë gjendet në jug të Mumbait në një nga lagjet e varfëra të qytetit. Pronari i saj në pamundësi për të pasur një pallat luksoz ka menduar të kopjojë modelin e një prej ndërtesave që gjendet në zonat e pasura të Indisë (ndërtesa Antilla në foton djathtas)

Lexo edheKaq pak flenë japonezët
Imazhi i kësaj pamje u bë virale në internet në mbarë botën, edhe në Shqipëri, duke i marrë edhe “pronësinë”.














