BallinaShqiptareFOTO/ Ja kush janë dy të rinjtë që ranë në Shpellën e...

FOTO/ Ja kush janë dy të rinjtë që ranë në Shpellën e Pëllumbasit…

Të ngjajshme

Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri po bëhet nënë për...

Kos: Në procesin e anëtarësimit nuk punojmë me data

Komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos nuk...

Vdes Alush Gashi, ishte njëri nga themeluesit e LDK’së dhe këshilltar i Presidentit Rugova

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit...

KQZ: Nesër tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nesër do të mbajë...

Dy të rinj, që po vizitonin Shpellën e Pëllumbasit në afërsi të Tiranës ranë nga një lartësi, ndërsa deri më tani forcat e emergjencës dhe policia e angazhuar në operacion, kanë mundur të gjejnë vetëm njërin prej tyre.

Xhorxho Seferi, është ende në kërkim nga palumbarët e forcave RENEA.  Efektivët po e kërkojnë 22 vjeçarin në grykën e lumit Erzen, por deri më tani asnjë shenjë prej tij.

Mesditën e djeshme, policia arriti të shpëtojë nga rreziku Fabio Dukagjinin, të riun tjetër që ishte rrëzuar së bashku me mikun e tij të zhdukur deri më tani.

Ja çfarë njoftoi policia

Më datë 19.05.2018, rreth orës 12:15, te “Shpella e Pëllumbasit”, kanë rënë nga lartësia shtetasit Xh. S., dhe F. D., ( pjesë të një grupi turistësh shqiptar).

Shtetasi Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D., ka mbetur në një gryk kanioni dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses po punojnë për nxjerrjen e shtetasit F. D., nga gryka e kanionit dhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S.

© SYRI.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz