Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA) ka zgjedhur formacionin më të mirë të sezonit në Angli.
Pogba është lojtari i vetëm i formacionit më të mirë që nuk është pjesë e Liverpoolit dhe Manchester City-t.
“Qytetarët” përfaqësohen me 6 lojtarë (Ederson, Aymeric Laporte, Fernandinho, Bernardo Silva, Aguero, Sterling) dhe “The Reds” me 4 (Van Dijk, Mane, Trent Alexander-Arnold, Andy Robertson).
Është hera e parë në historinë 45-vjeçare të ndarjes së çmimeve nga PFA që ekipi më i mirë është përzgjedhur nga vetëm tre klube.
Ndoshta do t’iu duket e pabesueshme por 11-shes më të mirë të sezonit i mungon Eden Hazard i cili pavarësisht se ka zhvilluar një sezon spaktakolar, Chelsea nuk ka arritur të pozicionohet më lart se vendi i katërt.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve të PFA do të organizohet këtë të diel në Londër, ndërsa Van Dijk e mposhtur konkurrencën e Raheem Sterlingin për të fituar çmimin “Lojtari i Vitit 2019”.
Ja formacioni më i mirë për këtë sezon në Premier League sipas “PFA”:
