back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeFoto e rrallë e Handkes në Prishtinë: Ky ishte mesazhi skandaloz që...

Foto e rrallë e Handkes në Prishtinë: Ky ishte mesazhi skandaloz që e përçoi

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për sot: Kryesisht me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë fundjave...

Mot me diell, temperaturat deri në 30°C

Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas...

Zelensky: Ukraina gati të furnizojë Sllovakinë me gaz e naftë

Ukraina është e gatshme të furnizojë me gaz dhe...

Ndalohet për 48-orë mësuesi që ushtroi dhunë ndaj një nxënësi në Istog

Një incident ka ndodhur në shkollën “Avni Rrusteni” në...

Shkrimtari austriak, Peter Handke, i cili dje mori Çmimin Nobel për Letërsi është një nga personat me të përfolur, për arsye të mbështetjes ndaj politikave gjenocidale të Sllobodan Milloshevicit. Mbështetja e tij ndaj Milloshevicit u dëshmua disa herë, e një nga këtë dëshmi është edhe kjo fotografi e tij e bërë në Prishtinë.

I njohur për mbështetjen e tij ndaj Serbisë, gjatë kohës së bombardimeve të NATO’s Handke ka vizituar Hoçën e Madhe të banuar kryesisht nga serbët. Ai ka bërë një përshkrim për Hoçën, ku siç ka thënë, ka parë shumë kisha që janë të mëdha sa një kolibe e qenit, por megjithatë banorët i quajnë kisha.

Përveç Hoçës, Peter Handke, kishte vizituar edhe Prishtinën, ai në vitin 1996 kishte qëndruar në kryeqytetin e Kosovës, në mbështetje të Sllobodan Milloshevic, i njohur si Kasapi i Ballkanit.

Në fotografin e Handkes e bërë në vitin 1996, shihet një poster prapa tij, në të cilin shkruan, për qëndrimin e tij në Kosovë dhe kërkonte drejtësi për serbët, edhe pse shqiptaret ishin ata që dhunoheshin nga aparatura serbe.

“Peter Handke në Kosovë – Drejtësi për serbët”

Vlenë të theksohet, se viti 1996, ishte viti pas gjenocidit të Srebrenicës dhe kulmi i aparteidit në Kosovë nga regjimi i Milloshevicit.

Kjo foto është edhe një dëshmi që fituesi i Nobelit, është një turp për Akademin Suedeze.

Kjo për shkak se shkrimtari Peter Handke nuk e kishte fshehur simpatinë që ka pasur për ish-presidentin serb, Sllobodan Milloshevici njohur si Kasapi i Ballkanit.

Madje Handke kishte qenë edhe në funeralin e Milloshevicit, ku kishte mbajtur një fjalim të shkurtër.

“Jam i lumtur të jem afër Sllobodan Milloshevicit, që mbrojti popullin e tij” kishte thënë ai në Sheshin e Lirisë në Pozharevc.

Përveç reagimeve që ngjalli në Kosovë e Bosnjë dhe rajon, kjo ngjarje nuk iu shpëtoi as mediave botërore. /Metro

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz