BallinaRegjionaleDrenas“Forca bën fuqinë”, Ramiz Lladrovci – kryetar i Drenasit

“Forca bën fuqinë”, Ramiz Lladrovci – kryetar i Drenasit

Të ngjajshme

Alaves kalon në epërsi ndaj Barcelonës në fundin e pjesës së parë

Alaves ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Barcelonës. Ishte...

Matoshi: Tri partitë e mëdha ranë në të njëjtin nivel, votat u vodhën “me thasë”

Komentatori politik Halil Matoshi, në Politiko reagoi ashpër ndaj...

Konjufca: Opozita s’i frikësohet popullit, po e shfrytëzon kuorumin për ta rrëzuar qeverinë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka kritikuar ashpër...

Gjini për Kurtin: Po i kërkon 60%, por nuk po tregon se çka i duhen

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka thënë...

“I ke shërby një organizate kriminale si VV”, përplasje e ashpër Kajtazi-Shala

Opinionistët Azdren Shala dhe Vehbi Kajtazi janë përplasur ashpër...

Ramiz Lladrovci është kryetari i ri i komunës së Drenasit.

Kjo është fjala e qytetarëve të Drenasit pas shpalljes së rezultatit të balotazhit në këtë komunë.

Rezultatet e deritanishme në uebfaqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 70 qendra të votimit të numëruara nga gjithsej 72 tregojnë se Ramiz Lladrovci ka marrë 13.797 vota ose 63,05% ndërsa kundërkandidati i tij nga Nisma për Kosovën, Isa Xhemajlaj ka arritur të marrë 8.084 vota ose 36,95 %, njofton Klan Kosova.

Balotazhi në komunën e Drenasit erdhi pas rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura më 4 dhjetor ku kandidati Ramiz Lladrovci pati marrë 45,3 % ose 9.458 vota ndërsa Isa Xhemajlaj  26,19 % ose 5642 vota.

Pas këtyre rezultateve, Nisma për Kosovën pati nënshkruar një koalicion me AKR-në dhe kandidatin Elmi Thaçi që kishte mbledhur 1589 vota ose përkthyer në përqindje, 7, 62 % e më pas edhe me kandidatin e pavarur, Xhavit Drenori që kishte 12,62 % ose 2633 vota.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas janë mbajtur pasi Nexhat Demaku që udhëhiqte me këtë komunë për dy mandate, e la detyrën, kur drejtësia e gjeti fajtor në rastin “Drenica 2”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz