Forbes: Kosova do t’i tronditë Kombëtaret e mëdha, Bullgaria është në ankth
Revista e njohur amerikane Forbes vlerëson se Kosova mund t’i tronditë Kombëtaret e mëdha në kualifikime për Kampionatin Evropian të vitit 2020.
Kosova do të luajë në Grupin A me Kombëtare me nam si Anglia, Republika e Çekisë, Bullgaria dhe Mali i Zi. Verdhekaltrit e nisin fushatën kualifikuese të hënën më 25 mars kundër Bullgarisë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, shkruan Gazeta Express.
Forbes shkruan se derisa kundërshtarët e Kosovës mund të jenë të ranguara më mirë në FIFA, Kosova nuk ua ka frikën dhe synon të shkaktojë befasi të madhe.

Lexo edheEriksen: “Do t’i them Anglisë, s’e Kosova është shumë e fortë”
E revista amerikane thotë se Bullgaria udhëtoj drejt Prishtinës me ankth.
“Kosova vuajti në kualifikime për Kampionatin Botëror 2018, por lulëzoi në Ligën e Kombeve. Republika e Çekisë, Bullgaria dhe Mali i Zi janë një hap më lartë se Kosova në Ligën e Kombeve, por jo një hap aq i madh sa Kosova t’ia ketë frikën. Në fakt, është e kundërta: Dardanët do ta shfrytëzojnë rastin për të shkaktuar tronditje. Ylli i tyre, anësori i Werder Bremenit, Milot Rashica, i ka shënuar shtatë gola në 9 ndeshje në Bundesligë më 2019 dhe do të kërkojë ta sjellë këtë formë edhe në ekipin kombëtar. Bullgaria do të udhëtojë drejt Prishtinës të hënën mbrëma në ankth”, shkruan Forbes. /Gazeta Express/














