back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaSportFoda: Duam t’i kënaqim tifozët

Foda: Duam t’i kënaqim tifozët

Të ngjajshme

Franca drejt një krize të re politike teksa kryeministri përballet me votëbesim

Franca rrezikon të humbë kryeministrin e të tretë brenda...

Të gjithë i urrejnë grerëzat, por kjo shkencëtare dëshiron që ne t’i duam ato

Gjashtë muaj pasi botoi “Mbi origjinën e specieve”, Charles...

​Konfiskohen 40 kg duhan të kontrabanduar në Kaçanik

Njësitet policore në Kaçanik, gjatë patrullimit rutinë, kanë ndaluar...

Shpërthim në Vushtrri, në vendngjarje gjenden pjesë të armëve e municion

Një shpërthim është raportuar se ka ndodhur të dielën...

Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër, vdes edhe një nga të plagosurit

Tragjedia në Shkodër merr përmasa edhe më të rënda....

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Suedinë.

Ndeshja Kosova – Suedia zhvillohet të hënën nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

Kosova të premten pësoi 4:0 në udhëtim nga Zvicra.

“Ishim të vetëdijshëm që Zvicra ka ekip shumë të fortë. Duke ditur se Zvicra ka ekip të fortë, nuk kemi mundur ta zbatojmë mënyrën tonë të lojës. Në pasime nuk ishim preciz. Në mbrojtje kemi bërë gabime. Në pjesën e dytë kemi luajtur pak më mirë.

Dje kemi analizuar shumë mirë gabimet e ndeshjes me Zvicrën. Kemi analizuar secilin gabim. Jam shumë i bindur se kundër Suedisë do të kemi paraqitje shumë të mirë. E dimë që do të jetë ndeshje me shumë intensitet, me presion të lartë. Do të ketë duele një kundër një. Do të gjejmë zgjidhje. Jemi në shtëpi dhe dëshirojmë t’i kënaqim tifozët, Dardanët, njëjtë si në ndeshjet e kaluara që i kemi fituar”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz