back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditFluks turistësh në Vlorë, piku pritet në javën e dytë të gushtit

Fluks turistësh në Vlorë, piku pritet në javën e dytë të gushtit

Të ngjajshme

Jasir Asani nënshkruan me skuadrën nga Irani

Skuadra iraniane Esteghlal ka arritur marrëveshje me sulmuesin shqiptar...

“Pastrimi” gjen te kontejnerët dallamë e jelek tradicional nusesh

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se gjatë...

Trajneri e konfirmon, Xhaka do të jetë kapiten i Sunderlandit

Të shtunën, Granit Xhaka, debutoi me fanellën e Sunderlandit,...

Gushti ka nisur me ritme të larta në Vlorë, duke përmbushur pritshmëritë për një sezon turistik të mbushur me vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit.

Vetëm në orët e para të mëngjesit të së dielës, 1236 pasagjerë kanë zbarkuar në Portin e Vlorës me dy tragetet e linjës detare që lidh qytetin me Brindisin.

Autoritetet portuale bëjnë me dije se fluksi ka qenë në rritje që prej fundit të korrikut, ndërsa piku pritet të arrihet gjatë javës së dytë të gushtit.

Masat e sigurisë dhe të menaxhimit të fluksit janë përforcuar. Në port janë vënë në funksion të gjitha sportelet dhe shërbimet mbështetëse, duke garantuar një proces të shpejtë dhe të sigurt zbarkimi për udhëtarët.

Operatorët turistikë dhe bizneset vendase e shohin këtë rritje si një sinjal pozitiv për ekonominë lokale. Sipas tyre, Vlorës i është shtuar dukshëm vëmendja e turistëve, falë përmirësimeve të vazhdueshme në infrastrukturë, bregdetit të pasur dhe ofertës së larmishme kulturore, kulinare dhe natyrore.

Ky muaj pritet të sjellë një numër të lartë turistësh, por edhe shqiptarë që jetojnë në vendet fqinje dhe zgjedhin të kalojnë pushimet në atdhe.

- Advertisement -

Të Fundit