BallinaLajmeFlet këshilltari Rugovës, tregon sa të vështirë e kishte ta jepte lajmin...

Flet këshilltari Rugovës, tregon sa të vështirë e kishte ta jepte lajmin për vdekjen e tij

Të ngjajshme

Sot në emisionin Frontal në T7, ka qenë i ftuar Muhamet Hamiti, këshilltari i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Ai ka thënë se përkundër faktit se sëmundja ishte e rëndë, lajmi për vdekjen e tij ka qenë shokues.

Duke folur për 21 janarin e vitit 2006, Hamiti ka treguar se sa vështirë e ka pasur ta ndajë me të tjerët lajmin për vdekjen e Rugovës.

“Ishte e rëndë sepse isha zëdhënës i tij e tani po bëhesha kumtar i vdekjes së tij. Ka qenë shumë e vështirë por jo e papritur sepse sëmundja ishte e rëndë, ishte shokante dhe e vështirë, dihej se jeta e tij po shkonte drejt përfundimit të paevitueshëm por ne shpresonim se do të mund ta mposhte këtë sëmundje”, është shprehur Hamiti.

Ai ka thënë se lajmin për sëmundjen Rugova e ka pranuar me kurajë dhe dinjitet dhe se asnjëherë nuk ka dhënë shenja të brengosjes rreth shëndetit të tij.

“Në takimin e parë të Grupit të Unitetit për statusin e Kosovës në vjeshtën e 2005, takimi ka zgjatur 4 orë, në ato katër orë s’ka lënë të kuptohet se e ka brengë shëndetin e vet, preokupimi ka qenë procesi që po niste, për pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Hamiti.

Ai po ashtu ka thënë se to të ishte mirë që Rugova ta përjetonte shpalljen e pavarësisë së Kosovës, sepse sipas tij, Republika e Kosovës ka qenë ideja e tij.

Hamiti ka thënë se situata në Kosovë do të ishte ndryshe nëse Rugova do të ishte gjallë. Ai ka përmendur edhe dështimin që Kosova të krijojë një Ekip Uniteti. Duke krahasuar me periudhën kur Rugova ishte president, ai tha se Rugova nuk e kishte problem ta krijojë këtë ekip për statusin e Kosovës, sepse ai ishte një lider i përmasave të mëdha./GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz