BallinaLajmeFlet edhe Anton Quni, pas nisjes së mocionit nga LDK ndaj Qeverisë...

Flet edhe Anton Quni, pas nisjes së mocionit nga LDK ndaj Qeverisë Kurti

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Ministri i FSK-së, Anton Quni ka folur në lidhje me zhvillimet rreth koalicionit VV-LDK.
Ai ka shkruar në Facebook se dy partitë e nisën mirë, por tani ai tha se e ‘deeqosëm’, raporton Gazeta Blic.
“Kur dy zot shtëpie lidhin miqësi, partneritet apo koalicion, e bëjnë këtë për tu siguruar se do t’ia dalin në arritje të synimit i cili kërkon bashkim për tu realizuar suksesshëm”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
E filluam mirë dhe e dreqosëm, tani të tregohemi të urtë!
Kur dy zot shtëpie lidhin miqësi, partneritet apo koalicion, e bëjnë këtë për tu siguruar se do t’ia dalin në arritje të synimit i cili kërkon bashkim për tu realizuar suksesshëm.
Por, partneriteti ka rregulla, kode dhe norma të shkruara e të pashkruara mbi të cilat ndërtohet besimi reciprok.
Për ta ndërtuar besimin, që të dy ata e fillojnë ditën dhe e mbarojnë së bashku. Në mjes urohen për ditë të mbarë e në mbrëmje i gëzohen suksesit.
Por, jo të gjithë i gëzohen kësaj pune. Ziliqarët, ngatërrestarët e deri tek armiqët nga frika e lakmia që ta gërryejnë miqësinë me kërcnime, lekë, grada e tituj. Disa nga mashkujt dhe bijat e të zotëve të shtëpisë frikësohen, mashtrohen dhe lakmojnë dhe bëhen argat të së keqës. Ngrehin dyshime në zotin e shtëpisë dhe në aleatin e tij. Besa fillojnë dhe i servilosen të zotit të shtepisë kinse për ta mbrojtur nga miku -“armiku” i tij.
E kush më shumë, e kush më pak e sjellin në dyshim miqësinë deri në histeri sa që më nuk dihet kush e nisi dhe pse e nisi.
Të tjerët përreth fillojnë ti ferkojnë duart, e herë i japin të drejtë njërit e herë tjetrit duke ua rrahur shpatullat.
Të zotët e shtëpisë, të shtrënguar nga sherret e anëtarëve të shtëpisë, më nuk munden me e shiku njëri – tjetrin në sy. Turpërohen ose acarohen, nguten apo hezitojnë, masin e çmasin.
Disa nga jashtë presin që aleatët t’i kryqëzojnë shpatat mes veti, e qe besa luten që të dytë të bien përdhe.
Nëse njëri del fitues, do ti ofrojnë miqësi duke e bindur se e ndihmuan ata për çka meritojnë të shperblehen.
Por, vjen një moment vendimtar, që të zotët e shtëpisë ulen dhe tregojnë urtësinë e tyre duke kujtuar se ishin betuar të respektojnë rregullat e kodet mbi të cilat kishin ngritur aleancën e tyre për të mirën e komunitetit.
Vjen koha kur ata ulin armët e fillojnë të dëgjojnë me kujdes njëri tjetrin.
Nëse jo më shumë, së paku një armëpushim përballë një rreziku më të madh i cili nuk njeh moshë, gjini, parti e fe.
Të urtit e të diturit i kërkojnë falje njëri tjetrit, besa edhe falin.

Shtrëngimi i duarve në mes tyre është shpresë për të moshuarit, të smuarit, skamnorët, të papunët dhe të rinjt.

Të tillët e kanë bekimin e Zotit kurse e keqja ju rri larg.

Ja, une fola.

Fola për ju që e donit qëndrimin tim.
Kam folur edhe me të zotin e shtëpisë dhe me të tjerët e shtëpisë time

Ata e dinë sa mundem dhe deri ku mundem.
Unë i besoj të zotit të shtëpisë time, besoj se ai do ti jep rrugë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Por, nuk do ta rëndoj mikun më të cilin bashkëpunuam e uroj që edhe ai të ketë urtësinë sa mos t’na rëndoi askënd nga ne.
Në fund edhe po u ndam, të ndahemi si ka hije, sepse ka edhe ndarje me hije.

Nuk i dihet, ndajmë një nënqiell dhe ndoshta nesër do ti duhemi prap njëri tjetrit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz