back to top
Friday, October 10, 2025
BallinaLajmeFlasin nga NISMA: Kuvendi nuk është konstituuar, nuk e di nëse do...

Flasin nga NISMA: Kuvendi nuk është konstituuar, nuk e di nëse do të bëhemi pjesë e Qeverisë

Të ngjajshme

Mësuesi në Asamble, Bahri Behrami synon kuvendin komunal të Vushtrrisë

Bahri Behrami mësimëdhënësi me përvojë dhe aktivisti i shquar,...

KQZ akrediton 28 media vendore dhe ndërkombëtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e...

E konfirmuar: Nezir Mehmetaj arrin në shtëpi

Nezir Mehmetaj ka arritur në shtëpi, pasi më në...

I ndahen 50 mijë euro familjes së Afrim Bunjakut për ndërtimin e një hapësire pritjeje

Familja e Heroit Afrim Bunjaku, rreshterit policor të vrarë...
- Advertisement -

Për subjektin politik në Kuvendin e Kosovës i cili përbëhet nga tre deputet, NISMA-n, Kuvendi edhe më tej mbetët i pakonstituuar, përkundër zgjedhjes së Nenad Rashiqit si nënkryetar nga komuniteti serb.

Deputetja e NISMA-s, Arbëreshë Krasniqi thotë se me zgjedhjen e Rashiqit është shkelur Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

 

‘’Krahasuar me akt-gjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me atë që e ka dhënë rreth procedurave, në zgjedhjen e nënkryetarit serb sot e shohim anti-Kushtetuese. Për ne vazhdon të mbetët Kuvendi i pa konstituuar’’, thotë ajo për FrontOnline.

Krasniqi potencoi se përderisa sipas tyre s’ka konstituuim, nuk mund të flasin për formim të Qeverisë dhe se nuk e di nëse do të bëheshin pjesë e Qeverisë ose jo.

‘’Derisa sa s’kemi konstituuim, nuk mund të flasim për formim të Qeverisë. Zgjedhja e sotme ka qenë jashtë rregullave të Kuvendit. Nëse na ftojnë dhe a na ftojnë nuk e di, por nëse na ftojnë, ne i përgjigjemi, por a do të bëhemi pjesë e Qeverisë për këtë gjë nuk kam përgjigje’’ u shpreh ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz