Flasin dy nga të mbijetuarit e aksidentit të sotëm në Kroaci: Gjithçka ndodhi brenda një minute
BILLI

Lexo edheAmbasadori i Kosovës në Kroaci u përlot pasi mbërriti në spitalin ku po trajtohen të lënduarit nga aksidenti fatal

Në një linje direkte për RTK-në dy nga personat që i kanë mbijetuar këtij aksidenti kanë treguar sesi ka rrjedhur ngjarja.
“Ka ndodh brenda një minute. Vetëm kemi parë se është rrëzuar autobusi. Kemi parë kiamet. Shoferët kanë qenë në gjumë. Ata janë ndërruar kohë pas kohe”, ka thënë njëri prej të mbijetuarve.
Një tjetër pasagjer i cili ishte brenda autobusit që u aksidentua, tregoi se të lënduarit janë mirë.

Lexo edheAmbasadori i Kosovës në Kroaci u përlot pasi mbërriti në spitalin ku po trajtohen të lënduarit nga aksidenti fatal
“Autobusi ka shkuar zvarrë diku rreth 100 metra. Të lënduarit janë më mirë”, ka pohuar edhe njëri prej lënduarve.
Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti është nisur drejt Kroacisë ku do të vizitoj edhe të lënduarit që po trajtohen në spital.