BallinaSportFlamuri shqiptar në stadiumin e Arsenalit në ndeshjen ndaj Zvezdas, mediat serbe...

Flamuri shqiptar në stadiumin e Arsenalit në ndeshjen ndaj Zvezdas, mediat serbe e cilësojnë provokim (Foto)

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Mediat serbe e kanë cilësuar si provokim dhe kanë pyetur si mund të përfundoj brenda stadiumit flamuri shqiptar në ndeshjen Arsenal – Crvena Zvezda.

Arsenali dhe skuadra serbe kanë barazuar pa gola 0-0 në takimin e katërt të vlefshëm për grupet e Ligës së Evropës.

Gjatë ndeshjes së grupeve të Ligës së Evropës mes Arsenalit dhe Zrvena Zvezdas, e luajtur në Londër pati një moment interesant.

Arsenali barazon me Crvena Zvezdan në EmiratesArsenali barazon me Crvena Zvezdan në Emirates

Në një nga tribunat anësore të shkallëve të stadiumit u shfaq një flamur i madh shqiptar në pjesën e tifozëve anglezë.

Sipas medieve serbe, flamuri i përket një vendi në kufi me Shqipërinë dhe nisur nga marrëdhëniet e tyre, ky ishte një provokim i qartë i për serbët.

Pamje ku shihet qartë flamuri shqiptar në tribunat e Emirates

Mediat theksojnë se është mësuar se ky flamur i vendosur poshtë tribunës anësore është hequr më vonë.

Mediumi serb që e cilëson si provokim këtë vendosje të flamurit shqiptar!!

Mediat serbe janë gjithashtu të shqetësuara se si flamuri hyri në stadium, duke e cilësuar si dështim në organizim nga ana e klubit londinez.

“Si ndodhi kjo? Flamuri shqiptar në duelin Arsena – Zvezda”, shkruhet në titullin e gazetës Alo.rs. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz