back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleFjolla Morina u përgjigjet Milaim Zekës e Andin Hotit: Ecni përpara

Fjolla Morina u përgjigjet Milaim Zekës e Andin Hotit: Ecni përpara

Të ngjajshme

Kurti, Osmani e Basha nderojnë viktimat e Holokaustit në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me presidenten Vjosa...

Berisha në Strasburg: Akuza ndaj Ramës për lidhje me kartelet e drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ndodhet...

Ndaj veshjes provokative me të cilën Fjolla Morina u paraqit mbrëmë para publikut të mitur në Skenderaj kanë reaguar edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës si Milaim Zeka e Andin Hoti. Por Fjolla Morina gjatë një deklarate për Gazetën Express i është përgjigjur Zekës e Hotit për kritikat e tyre.

“Tregoi Milaim Zekës që Drenica ka ecë përpara. Jam vesh sikur këngëtaret e huaja që kanë ardhë në Kosovë. Drenicasit janë burra dhe janë njësha”, ka thënë Fjolla për Express.

E ndaj komenteve  të Andin Hotit, këngëtarja Fjolla Morina ka thënë se deklaratat e tilla e kanë lënë Kosovën prapa.

“Me ardhë Niki Minaj bohet nami këtu. Ecni përpara or burrë se këto sene nuk na kanë lan neve me jetu. Fmitë i kanë lanë përpara”, i është përgjigjur Hotit Fjolla Morina.

E ndaj veshjes së Fjollës deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, ka kërkuar llogari nga Skenderaj se kush e ka organizuar koncertin dhe kush e ka ftu Fjolla Morinën.

“Sa shume ka “arrite” Drenica?!!!. Disa namuzeli, qe 1000 te zeza i kane ba dhe i bajne, me kane kritiku se gjoja une perdori fjalor banal. Shiheni kete foto nga koncerti ne Skenderaj, edhe hajde me thoni se a ke çare pa … E kush e ka organizu kete koncert edhe kush i ka ftu?”, ka shkruar Zeka në FB.

Ndërkohë, deputeti tjetër, Andin Hoti ka shpërndarë fotografitë e Fjollës dhe ka shkruar, “Bac na falë”./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz