Mikel Arteta ka folur fjalët e para pas zyrtarizimit të tij si trajner i ri i klubit londinez, Arsenalit.
Arsenali ka konfirmuar rreth orës 3 pasdite emërimin e Artetas në krye të shtabit teknik pas disa javës pa trajner të përhershëm pas shkarkimit të Unai Emeryt.
Pas zyrtarizimit të tij si trajner i klubit, Arteta ka folur edhe fjalët e para, ku ka thënë se ndihet i lumtur dhe i nderuar me këtë detyrë.“Ky është një nder i madh. Arsenali është një nga klubet më të mëdha në botë”, ka thënë fillimisht Arteta për faqen zyrtare të klubit.