Fituan me Jordaninë por Broja kujton fitoren e kaluar: Pas Serbisë telefonova mamin dhe te dashurën
dp

Lexo edheFitoren ndaj Serbisë, Manaj ia kushton fëmijëve dhe grave të luftës në Kosovë

Armando Broja rikthehet te goli me fanellën kuqezi, duke lënë gjurmë në fitoren 4-2 të Shqipërisë ndaj Jordanisë.
Sulmuesi i Kombëtares jo vetëm që shënoi, por edhe asistoi në golin e katërt të Bajramit, duke qenë protagonist absolut i sfidës miqësore.
Pas ndeshjes, në një prononcim të shkurtër për “DigitAlb”, Broja ndau emocionet dhe vlerësoi performancën e skuadrës.

Lexo edheFitoren ndaj Serbisë, Manaj ia kushton fëmijëve dhe grave të luftës në Kosovë
“Pas ndeshjes në Serbi telefonova mamin dhe të dashurën. Nuk kam ritual si lojtarët e tjerë, kam qejf të dëgjoj muzikë dhe jam gati për ndeshjen. E kemi filluar shumë mirë, me përqendrim, me këmbën e djathtë dhe po vazhdojmë kështu”, deklaroi Broja.