Fitorja e Prishtinës për pak të shndërrohej në tragjedi, ‘Adem Jasharin’ e kaplon flaka (Video)
BILLI
Lexo edheMunishi sërish i reagon Januzajt: Ki honger sendviça të ftohtë ka Belgjika, kur kam luajtur unë në Champions League
Pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Evropës ndërmjet Prishtinës dhe Europa FC, një pjesë të çatisë së stadiumit ‘Adem Jashari’ e ka kapluar zjarri.
Në fakt, një nga reflektorët e stadiumit është djegur dhe flaka ka filluar të përhapet. Megjithatë, reagimi i shpejtë i punonjësve ka bërë që zjarri të lokalizohet dhe të mos marrë përmasa më të mëdha.
Kujtojmë se të martën Drita në po këtë stadium do ta luajë duelin e raundit të parë të Ligës së Kampionëve ndaj Malmos prej orës 20:45.
Lexo edheMunishi sërish i reagon Januzajt: Ki honger sendviça të ftohtë ka Belgjika, kur kam luajtur unë në Champions League