BallinaSportFisnik Asllani me mesazh emocional pas humbjes: Është një ëndërr që u...

Fisnik Asllani me mesazh emocional pas humbjes: Është një ëndërr që u ndal pak para fundit, dhimbja është e madhe

Të ngjajshme

QKUK-ja fillon endoskopinë gastrointestinale për fëmijë

Qendra Klinike Universitar e Kosovës njofton se në Klinikën...

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria...

“Disfata i dha fund ëndrrës së Kosovës”- BBC shkruan për humbjen e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka humbur mundësinë për një paraqitje...

Fisnik Asllani ka reaguar pas eliminimit të Kosovës nga Play-Off për kualifikim në Kampionatin Botërorë.

Sulmuesi i talentuar ka qenë ndër lojtarët më të mirë në këto kualifikuese për Kosovën, duke shënuar edhe tre gola.

Asllani ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, duke thënë se nuk është veç një humbje, por një ëndërr e ndalur pak para fundit.

“Nuk është veç një humbje… është një ëndërr që u ndal pak para fundit, e dhamë shpirtin, besuam deri në sekondën e fundit, por fati nuk ishte në anën tonë”.

“Dhimbja është e madhe, sepse e dinim sa afër ishim historisë… sa afër një momenti që do mbetej përgjithmonë”.

“Por ne jemi Kosova dhe do të kthehemi më të fortë. Faleminderit Kosovë”, ka shkruar Asllani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz