HomeBotë“Financial Times”: Franca synon t’i bashkohet planit britaniko-gjerman për raketat me rreze...

“Financial Times”: Franca synon t’i bashkohet planit britaniko-gjerman për raketat me rreze të gjatë veprimi

Të ngjajshme

De la Fuente pyetet pse nuk ftoi asnjë lojtarë të Realit, ja si përgjigjet ai

Spanja gjatë ditës së sotme publikoi listën për Botërorin...

105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqësi diplomatike

Procesi i votimit jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme...

Në prag të Bajramit, qytetarët ankohen për çmimet e produkteve

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se dita e...

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF në Malishevë, rasti hapet në polici

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi,...

Franca ka shprehur interes për t’u bashkuar me programin e avancuar të “sulmit me precizion të thellë”, që po zhvillohet nga Gjermani dhe SHBA, raportoi Financial Time.

Sipas raportimit, tre vendet pritet të zhvillojnë bisedime trepalëshe në fillim të qershorit, në kuadër të një dialogu më të gjerë franko-gjerman për mbrojtjen.

Programi, i shpallur nga Londra dhe Berlini në vitin 2024 si pjesë e marrëveshjes së mbrojtjes “Trinity House”, synon zhvillimin e një familjeje raketash tokësore me rreze veprimi mbi 2,000 kilometra, të afta për të goditur objektiva ushtarake brenda territorit rus.

Interesi i Francës është rritur pas vendimit të Donald Trump për të anuluar vendosjen e raketave Tomahawk në një bazë amerikane në Gjermani, një projekt i konceptuar fillimisht gjatë administratës së Joe Biden.

Aktualisht, vendet evropiane disponojnë raketa konvencionale me rreze rreth 300 kilometra, të lëshuara kryesisht nga ajri ose deti. Programi i ri synon krijimin e sistemeve tokësore me aftësi më të avancuara parandaluese.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka theksuar se armët konvencionale me rreze të gjatë mund të plotësojnë aftësinë parandaluese bërthamore të Francës dhe të ndihmojnë në menaxhimin e përshkallëzimit të konflikteve “para kufirit bërthamor”.

Programi gjermano-britanik, pjesë e planit më të gjerë ELSA, parashikon zhvillimin e raketave lundruese me shikueshmëri të ulët dhe armëve hipersonike me trajektore të paparashikueshme.

Megjithëse Berlini e ka pritur pozitivisht interesin francez, në Londër ekzistojnë rezerva se zgjerimi i programit mund të ndikojë në ekuilibrin strategjik dhe industrial të projektit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz