Filmohet rrëzimi i aeroplanit gjigand në Kolombi (video)
BILLI
Lexo edheRusi: Gjendet i vdekur nipi i Stalinit
Pas tragjedisë së 28 nëntorit, ku humbën jetën 71 persona nga rrëzimi i avionit, një tjetër aksident ajror ka ndodhur në Kolumbi.
Këtë herë në aksidentin ajror është përfshirë një avion që shërbente për transportin e mallrave, ndërsa në bord kishte 6 persona, ku vetëm njëri prej tyre arriti të mbijetonte.
Avioni i tipit Boeing 727 ishte nisur për në Bogota të Kolumbisë, mirëpo përfundoi i rrëzuar në një fushë në afërsi të qytetit Puerto Carreno teksa po tentonte të ulej.

Lexo edheRusi: Gjendet i vdekur nipi i Stalinit
Momenti i tentativës që ka bërë piloti për t’u ulur është filmuar nga një person dhe pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në internet.