BallinaDrenica +Drenica KulturëFilmi për Adem Jasharin, propozohet një aktor serb për rolin e tij

Filmi për Adem Jasharin, propozohet një aktor serb për rolin e tij

Të ngjajshme

Serbia negocion me kompani për shitjen e një pjese të naftës nga rezervat shtetërore

Ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedoviq...

Gabim në mbrojtje, Liverpuli barazon rezultatin ndaj Brightonit (VIDEO)

Liverpuli e ka barazuar rezultatin ndaj Brightonit. Pas një gabimi...

Milner i bën dëm të madh Liverpoolit, i lëndon sulmuesin kryesor

James Milner i ka bërë dëm të madh ish-skuadrës...

Regjisori dhe skenaristi Luan Kryeizu, i cili është duke përgatitur filmin për Komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari, thotë se është në përfundim të dorës së fundit të skenarit për filmin.

E derisa teksti ende nuk është përfunduar, për rolin e Adem Jasharit kanë ardhur disa propozime.

Në mesin e tyre edhe aktori serb Rade Serbedzija është shprehur i gatshëm që të luajë rolin e komandantit të UÇK-së, ka treguar regjisori Kryeziu. Serbedzija është lidhur me regjisorin Kryeziu nëpërmjet aktorit Enver Petrovci.

“Arsyeja ka qenë e çuditshme, duke thënë se ‘unë si serb e pranoj dhe e luaj rolin e Adem Jasharit, atëherë e gjithë bota do ta pranoj Adem Jasharin”, tregon Kryeziu, teksa tregon se e ka refuzuar këtë propozim.

Për rolin e Adem Jasharit do të mbahet një audicion gjatë këtij viti.

Rade Serbedzija është aktor serb i lindur në Kroaci. Ai ka luajtur në disa filma të hollivudit, përfshirë filmin “Eyes Wide Shut” të regjisorit amerikan Stanley Kubrick.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz