back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeFillon sezona e reduktimeve, KOSTT paralajmëron se do të ketë në disa...

Fillon sezona e reduktimeve, KOSTT paralajmëron se do të ketë në disa Komuna të Kosovës

Të ngjajshme

Arrestohet një burrë në Gjakovë, dyshohet se sulmoi dy gra

Një burrë është arrestuar mbrëmë në Gjakovë, pasi dyshohet...

I shkaktoi 2.5 milionë euro dëm Francës, arrestohet në Shqipëri 61-vjeçari italian

Një 61-vjeçar italian është arrestuar në Shqipëri pasi i...

Pamje nga seanca dëgjimore ndaj Gjestit, i pranishëm edhe babai i tij

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është duke u mbajtur...

KOSTT, ka njoftuar se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës, po vazhdon të përballet me ngarkesë të rritur, veçanërisht gjatë orëve të pikut.

Siç ka njoftuar KOSTT, konsumi i energjisë elektrike ditëve të fundit, ka tejkaluar edhe rekorde të mëparshme të ngarkesës së regjistruar në sistem.

“Konsumi më i lartë vërehet kryesisht në intervalet kohore 09:00–12:00, 16:00–20:00 dhe 22:00–23:00 ndaj ftojmë të gjithë konsumatorët që kur të jetë e mundur, të zhvendosin përdorimin e pajisjeve me konsum të lartë të energjisë në orë jashtë pikut, veçanërisht pas mesnatës, kur konsumi është dukshëm më i ulët. Në vazhdim të thirrjes së mëhershme për kursim, KOSTT u bën apel qytetarëve, institucioneve publike dhe bizneseve që ta përdorin energjinë me kujdes dhe të kontribuojnë që furnizimi të mbetet sa më i qëndrueshëm për të gjithë. Kujdes i shtuar nevojitet sidomos në zonat: Rahovec, Malishevë, Prizren, Dragash, Gjilan dhe Lipjan”, ka thënë KOSTT.

Ata kanë njoftuar se ditëve në vijim, do të ketë reduktime apo kufizime të ngarkesës në:

NS Rahoveci (përfshi zonën e Malishevës): rreth 12 MW

NS Prizreni 1 (përfshi zonën e Dragashit): rreth 10 MW

“Me pak kujdes dhe kursim gjatë këtyre intervaleve, ndihmojmë që sistemi të funksionojë sigurt dhe pa mbingarkesa, veçanërisht në prag të festave të fundvitit. Ekipet e KOSTT janë në gatishmëri të plotë dhe në terren, për të reaguar me kohë dhe sa më shpejt ndaj çdo situate”, ka njoftuar KOSTT. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz