Fillon përballja në Dyseldorf, Nelson Hysa në ring me “mora fjale”, kundër kampionit të botës, Agit Kabayel
dp

Lexo edheAlaves mposht Real Madridin, Bellingham dëbohet me të kuq në fund

Ka nisur përballja e madhe në Dyseldorf: Nelson Hysa në ring kundër kampionit të botës, Agit Kabayel
Ka filluar dueli i shumëpritur i peshave të rënda në “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit, ku boksieri shqiptar Nelson Hysa po përballet me gjermanin Agit Kabayel për titullin e kampionit botëror në versionin WBC.
Për 42-vjeçarin shqiptar, i cili hyn në këtë sfidë i pamposhtur me një rekord prej 25 fitoresh (23 me nokaut) dhe 0 humbjesh, kjo është mundësia e parë në karrierë për një brez botëror. Nga ana tjetër, Kabayel po zhvillon mbrojtjen e parë të titullit kampion në shtëpinë e tij.

Lexo edheAlaves mposht Real Madridin, Bellingham dëbohet me të kuq në fund
Fitorja sonte do ta bënte Nelson Hysën kampionin e parë botëror shqiptar në historinë e peshave të rënda, një sukses historik pikërisht në Ditën e Pavarësisë. Ndeshja po transmetohet drejtpërdrejt në platformën DAZN./IndeksOnline/