Festoi me armë pas golit të Manajt – tifozi përfundon në pranga në Prishtinë!
dp

Lexo edheUran Ismaili: Sheshi “Xhorxh Bush” duhet të hapet, qytetarët s’mund të presin 7 vjet për një konflikt gjyqësor

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, dhe siç konfirmon për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, njësitet policore kanë reaguar menjëherë duke arrestuar një të dyshuar në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë zjarri në rrugën Rexhep Luci në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar një person të dyshuar. Lidhur me rastin nuk ka persona të lënduar,” ka deklaruar Pllana për lajmi.net.
Sipas burimeve, personi i arrestuar kishte shtënë me armë nga gëzimi pas golit të Rey Manajt, që i dha fitoren Shqipërisë kundër Serbisë me rezultat 0:1 në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026.

Lexo edheUran Ismaili: Sheshi “Xhorxh Bush” duhet të hapet, qytetarët s’mund të presin 7 vjet për një konflikt gjyqësor
Policia ka konfiskuar armën dhe është duke trajtuar rastin sipas procedurave ligjore./lajmi.net/