Festë në Ferizaj: Luboteni ngre lart Kupën e Kosovës në volejboll

Luboteni ka triumfuar në Kupën e Kosovës në volejboll, duke e rikthyer trofeun në Ferizaj pas një paraqitjeje të fuqishme në finalen ndaj Dritës.
Ndeshja finale u zhvillua në Pallatin e Sporteve “1 Tetori”, ku u dhurua një tjetër spektakël i volejbollit kosovar.
Medaljet e vendit të dytë për skuadrën e Dritës u ndanë nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Liza Gashi, anëtarja e Bordit Antigone Veseli dhe anëtari i Bordit Gëzim Brahimi.
Ndërkohë, medaljet e arta për fituesit e Kupës iu dorëzuan nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, drejtori i Urbanizmit në Ferizaj, Arbër Bytyçi dhe nënkryetarja e Federatës së Volejbollit të Kosovës, Emine Reka.

Lexo edheShënon Lautaro, Interi në epërsi ndaj Romës
Çmimi për lojtarin më të mirë të finales (MVP) iu dha Ahmed Jaserit të Lubotenit, ndërsa trofeu iu dorëzua nga sekretari i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Valon Nikqi.
Në fund, kupa për kapitenin e Lubotenit, Shqipron Krasniqi, u dorëzua nga presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, duke vulosur festën e madhe të skuadrës nga Ferizaj.














