BallinaSportFeronikeli u provokua rëndë në Uells, flamuri serb prezent në takimin e...

Feronikeli u provokua rëndë në Uells, flamuri serb prezent në takimin e Ligës së Kampionëve!

Të ngjajshme

Zidane ishte afër të kthehej si trajner i Realit

Kriza me trajnerë e ka kapluar Real Madridin gjatë...

Arrestohen dy persona për mashtrim kompjuterik, sekuestrohen mbi 48 mijë euro dhe 10 vetura

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Drejtorinë për...

Kurti udhëton për në Armeni, do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë...

Kampioni i Kosovës, Feronikeli ka arritur një barazim të vlefshëm dje në ndeshjen ndaj TNS me rezultatin 2-2.

Feronikeli ishte duke humbur deri në minutat e fundit të ndeshjes, por futbollistët e Zekirija Ramadanit arritën të shënonin dy gola të shpejtë për të barazuar rezultatin dhe për të marrë një rezultat tejet pozitiv në ndeshjen e raundit të parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, përcjellë GazetaBlic.

Megjithatë – jo gjithçka shkoi mirë në këtë ndeshje, pasi lojtarët dhe stafi i Feronikelit u provokuan në stadiumin ‘Park Hall’ në Uells.

Në këtë stadium u pa një flamur i Serbisë i cili ishte i vendosur në shkallët e stadiumit.

Vlen të ceket se gjatë sfidës nuk kishte incidente – ndërsa ky ishte i vetmi provokim nga vendasit./GazetaBlic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz