back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportFeronikeli lanson “bombën” ndaj FFK-së pas humbjes kundër Trepçës ’89

Feronikeli lanson “bombën” ndaj FFK-së pas humbjes kundër Trepçës ’89

Të ngjajshme

Polonia: Shtatë dronë dhe pjesë të një rakete janë gjetur deri tani

Shtatë dronë dhe “mbetje të një rakete” janë gjetur...

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

Feronikeli ka reaguar ashpër pas përfundimit të ndeshjes ndaj Trepçës ’89, për penalltinë e tërhequr që u akordua në minutën e 90.

Feronikeli konsideron që Federata e Futbollit të Kosovës, po i hakmerret në mënyrë të turpshme, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të klubit nga Drenasi, të postuar para pak minutave në faqen zyrtare.

“Bordi i KF Feronikelit, në mbledhjen e mbajtur pas ndeshjes e zhvilluar sot në mes Feronikeli dhe Trepçës`89 e cila u mbyll në mënyrën me të turpshme, ku skuadrës tonë i anulohet për herën e tretë penaltia e akorduar, e dyta radhazi në këtë edicion, del më këtë konstatim:

Se hakmarrja e FFK-së, po ndodh në mënyrën më të turpshme të mundshme, duke e poshtëruar futbollin kosovar në sy të botës.

Bordi i Feronikelit, i cili në mesin e përbërjes ka donatoret që më vite kanë kontribuar shumë për ta ngritur nivelin e skuadrës në një nivel organizativ me të lartë, po has në barrierën e quajtur FFK me mekanizmat e sajë.

Këto vendime të çuditshme dhe skandaloze për ne janë tendencioze dhe mirë të koordinuara për t`a dëmtuar dhe demoralizuar skuadrën tonë.

A është rastësi mendoni ju kjo që Feronikeli është e vetmja skuadër që deri me tani ju anulohen tri penalti fillimisht të akorduara, dhe dhjetëra penalti të pa akorduara!!?

FFK, kjo është e turpshme, aq sa edhe e ulët nëse e ngulfatni lirinë e shprehjes së pakënaqësive që kanë individët apo klubet në çdo proces që direkt apo indirekt ju prek juve si udhëheqësi.

Klubi i Feronikelit do t`a shqyrtoj me kujdes situatën dhe në ditë në vijim do të marrim vendime të reja lidhur me situatën e krijuar, e cila ka dëmtuar rend emocionalisht futbollistet dhe shtabin teknik me vendimet skandaloze nga ana e arbitrave .

Bordi gjithashtu e ngriti qeshjen deri tek mundësia e tërheqjes nga garat e ekipit tonë, qeshje kjo e cila do të diskutohet në mbledhjen e jashtëzakonshme që pritet të mbahet shumë shpejt në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz