Feronikeli e fton klubin e madh italian për një ndeshje miqësore në Fadil Vokrri
BILLI
Lexo edheShembet stadiumi në Skenderaj, në të cilin u investuan 460 mijë euro (FOTO)
Kampioni i Kosovës, Feronikeli i ka bërë ftesë gjigantit italian Milan, për një ndeshje miqësore në Prishtinë, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Feronikeli dëshiron ta zhvillojë një ndeshje miqësore me 18 herë kampionin e Italisë, Milanin, në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet dhe është në pritje të një përgjigje, sipas Gazeta Olle, transmeton Gazeta Express.
Kampioni dhe fituesi i kupës së Kosovës synon ta sjellë klubin kuqezi në Prishtinë më 10 gusht, për herë të parë në histori.

Lexo edheShembet stadiumi në Skenderaj, në të cilin u investuan 460 mijë euro (FOTO)
Data kur planifikohet të zhvillohet ky takim është me 10 gusht, por skuadra e Milano ka lënë në pritje skuadrën nga Drenasi edhe për pak ditë, pasi dëshiron të sigurohet se nuk do ketë angazhime të tjera e që më pas të bëjë që kjo ndeshje të dështoi.
Edhe pse e ka humbur shkëlqimin në vitet e fundit, shtatë herë kampioni evropian ka një bazë të madhe tifozësh në Kosovë, që do ta mirëprisnin një takim të tillë në Prishtinë. /Gazeta Express/