back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaBujqësiFermeret vushtrriase përfitojnë makina mjelëse (foto)

Fermeret vushtrriase përfitojnë makina mjelëse (foto)

Të ngjajshme

Ronaldo uron bashkëshorten: “Gëzuar ditëlindja gruaja e jetës sime!”

CR7 tregohet mjaftë i kujdesshëm për datat e rëndësishmë...

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Fermerja Nazife Basholli sot dukej më e lumtur se asnjëherë më parë në profesionin që ushtron. Si pronare e qendrës grumbulluese të qumështit në Samadrexhë të Vushtrrisë, ajo së bashku me nëntë fermerë tjerë më nuk do t’i mjelin lopë me duar. Falë Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës dhe ambasadës kanadez e ata janë përfitues të nëntë makinave mjelëse dhe një ekomilku.

Ajo tha se fal subvencioneve dhe këtij donacioni fermerët po i mbajnë familjet.

Basholli tha se nga 24 fermerë sa sjellin qumësht në pikën e saj grumbulluese, veç edhe 5 nga ta kanë mbetur pa makina mjelëse duke shpresuar që në të ardhmen e afërt edhe ata të jenë përfitues.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, tha se do të bëjmë çmos për që sjellim edhe makina tjera mjelëse për fermerë tjerë.

“E shprehim angazhimin tone për bujqësi. Kemi një projekt deri 300 pajisje për mjeljen e lopëve dhe ca aparate për me bërë analiza për vlerësimin e komponentëve të qumështit, e sidomos që në këtë regjion i kemi dy pika të grumbullimit. Ju përgëzoj ju dhe gjithë përfituesve”, tha kryetari Mulaku.

Ai falënderoi edhe ShPQK-në dhe ambasadën kanadeze për këtë donacion, duke shpreh përkushtimin e tij se në të ardhmen mund të jenë edhe bashkëfinancues.

Dorëzimin e makinave mjelëse për fermeret përfitues e bëri Kryetari i Komunës z. Bajram Mulaku dhe Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve z. Naser Bajraktari.

Fotografia e Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës

Fotografia e Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës

Fotografia e Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës

Fotografia e Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës

Fotografia e Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës

Fotografia e Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz