BallinaLajmeFerizaj: Dërgohet në mbajtje 23-vjeçari që sulmoi punëtorin në rrugë

Ferizaj: Dërgohet në mbajtje 23-vjeçari që sulmoi punëtorin në rrugë

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Indeksonline raportoi më herët për një incident të shëmtuar në Ferizaj, ku një qytetar godet dhe kap për fyti një punëtor që i bllokoi rrugën në hapësirën ku po zhvilloheshin punime.

Rasti u konfirmua edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, që pohoi se i dyshuari është arrestuar dhe dërguar për intervistim.

“Më 07.03.2026, rreth orës 15:30, në rrugën “12 Qershori” është raportuar një rast sulmi. Sipas raportimit, punëtori i një kompanie të autorizuar për punime në rrugë, është sulmuar nga një person i dyshuar. Në vendngjarje ka reaguar patrulla e  policisë. Viktima është intervistuar, ndërsa në rast janë angazhuar njësitë hetimore të stacionit policor. Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është iniciuar si vepër penale “Sulmi”. Është identifikuar i dyshuari i këtij rasti dhe është kontaktuar për intervistim. Për detaje tjera do te njoftoheni me raport vijues”, ka thënë Veseli.

Indeksonline bën me dije se i dyshuari në fjalë ndaluar për 48 orë, me vendim të prokurorit.

Ndaj të dyshuarit B.J., 23 vjeç, do të vijojnë procedurat e tjera hetimore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz