back to top
Tuesday, September 23, 2025
BallinaLajmeFehmi Kupina takon banorët e lagjes Pejton: Zhvillimi i Prishtinës duhet të...

Fehmi Kupina takon banorët e lagjes Pejton: Zhvillimi i Prishtinës duhet të respektojë traditën

Të ngjajshme

Kryetari i Lidhjes për Prishtinën, Fehmi Kupina, së bashku me Sheqir Zenelin, numrin dy të listës për Kuvend Komunal, dhe Nuredin Ibishin, zhvilluan një takim me banorët e lagjes Pejton në Kryeqytet.

 Gjatë këtij takimi u diskutuan sfidat dhe shqetësimet që banorët kanë përballuar për shkak të ndryshimeve të mëdha urbanistike në zonë, shpesh pa konsultime paraprake me komunitetin.

Ndërsa iu premtuan banorëve të kësaj lagje që do të bëjnë çdo gjë për të marrë parasysh kërkesat e tyre me qëllim të përmirësimit të cilësië së jetës në këtë zonë të mbingarkuar.  

“Kjo zonë e Prishtinës ka pësuar ndryshime të mëdha dhe shpesherë banorët nuk janë konsultuar për orientimin e zhvillimit. Ne iu premtuam banorëve se do të bëjmë çdo gjë për të marrë parasysh kërkesat e tyre dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në këtë zonë të mbingarkuar.  Është e domosdoshme që Prishtina të zhvillohet por kjo duhet të bëhet duke ruajtur traditën dhe duke ndërtuar të ardhmen”, ka thënë Kupina.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz