Kandidati për kryetar të Prishtinës, Fehmi Kupina ka prezantuar listën e Lidhjes së Prishtinës për Kuvendin Komunal.
Lista përbëhet nga 56 kandidatë të profesioneve të ndryshme.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Kupina është shprehur se kjo është një listë përplot profesionalizëm, përvojë e shërbim ndaj komunitetit.
Postimi i plotë:
Kjo është lista fituese e Lidhjes së Prishtinës. Një listë përplot profesionalizëm, përvojë e shërbim ndaj komunitetit. Një listë ku mbizotëron uniteti dhe harmonia, me një renditje të realizuar përmes shortit për të siguruar trajtim të barabartë.
Na priftë e mbara.
