BallinaLajmeFavore seksuale në Universitetin e Gjakovës, rastet në prokurore

Favore seksuale në Universitetin e Gjakovës, rastet në prokurore

Të ngjajshme

Kos: Në procesin e anëtarësimit nuk punojmë me data

Komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos nuk...

Vdes Alush Gashi, ishte njëri nga themeluesit e LDK’së dhe këshilltar i Presidentit Rugova

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit...

KQZ: Nesër tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nesër do të mbajë...

Rikthehet Valverde në stërvitje pas përleshjes me Tchouamenin

Federico Valverde është rikthyer në stërvitje me Real Madridin. Uruguajani,...

Valverde rikthehet më herët në stërvitje

Mesfushori i Real Madrid CF, Fede Valverde, është kthyer...

Parlamenti Studentor i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” thonë se kanë hulumtuar në bashkëbisedim me studentë dhe se me vetë deklarimet e tyre, kanë siguruar fakte dhe prova të mjaftueshme që t’i dërgojnë në Policinë e Kosovës, po ashtu edhe në Prokurori, për mitmarrje, favore seksuale, ryshfetin, korrupsionin dhe shantazhet në këtë Universitet.

“Jemi të shqetësuar për këtë gjendje të rëndë që po ngjanë në Universitetin e Gjakovës, kërkojmë që sa ma parë të ndërhyjnë organet kompetente në këtë mes, me qëllimin që t’i shpëtojnë motrat, vëllezërit tanë nga persona të pandërgjegjshëm, të cilat janë duke bërë skandale me mjete financiare nga studentët, kushtëzime për nota, për favore seksuale dhe regjistrime në Fakultet me mjete të konsiderueshme të të hollave. Në këtë skandal janë të përfshirë persona nga administrata e Universitetit, asistentë, shefa të programeve dhe dekanët, vlen të theksohet se këto histori prekëse të studentëve kanë ndodhur që nga viti 2015, ku për këtë bazohemi në fakte dhe prova të mjaftueshme,  ku të gjitha do t’i dërgojmë në organet kompetente, në kuadër të këtij krimi të organizuar janë të përfshirë edhe disa studentë, të cilët do t’i dërgojmë me emra pranë këtyre organeve të drejtësisë, për ndjekje të tyre”, thuhet në komunikatën e tyre, raporton lajmi.net.

Parlamenti Studentor kërkon që kjo të mos heshtet, ngase sipas tyre është turp dhe diskriminim nëse një person kushtëzohet nga “X personi” për një notë, ose rasti tjetër për regjistrim në Fakultet. Ata thonë se kanë fakte, se si vitin e kaluar “X personi” kërkon shumë prej 1500 euro, shumë e shumë raste të tjera, ose rastin mbi asistentët për favore seksuale etj.

“Të gjitha dosjet, incizimet dhe fotografitë do t’i dërgojmë pranë organeve të ndjekjes!”, thotë Parlamenti Studentor i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz