Fatri, njeriu fluturues nga Kosova

Fatri Jusufi është një sportist i veçantë nga Kosova. 41-vjeçari ka dhjetë vjet që është i përfshirë në një sport të rrallë – parashutizëm.
Mirëpo, sporti të cilit i është përkushtuar në pesë vjetët e fundit, bën që Fatri të jetë unik, i vetmi në Kosovë, shkruan Koha Ditore.
Bëhet fjalë për “wingsuit” apo kostum i ajrit, sport ky që po përhapet me shpejtësi të madhe dhe po e pushton çdo vend të botës. Wingsuit është disiplinë që futet në kategorinë e sporteve ekstreme, pasi nëpërmjet këtij kostumi njeriu mund të shijojë fluturimin.
“Rënien vertikale ne e përkthejmë në fluturim horizontal”, shpjegon Jusufi fluturimin me anë të wingsuit. “Pra, i bie që për një metër rënie vertikale, fluturon tri metra horizontalisht”.
Lexo edheVjen lajmi i keq për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Zvicër, merret vendimi i rëndë
Wingsuit është një kostum me dizajn aerodinamik dhe nga materiali që mbushet me ajër përmes xhepave. Gjithashtu, ka edhe një parashutë.














