back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeFatmir Limaj takohet me Edi Ramën, diskutojnë për mbledhjen e 27 nëntorit

Fatmir Limaj takohet me Edi Ramën, diskutojnë për mbledhjen e 27 nëntorit

Të ngjajshme

“Tokio 2025”, Julia Paternain shkruan historinë për Uruguain

Atletja 25-vjeçare Julia Paternain ka siguruar medaljen e parë...

“Do t’i vendosim edhe tendat”, shqiptarët nga Sllovenia drejt Hagës me autobus

Nga Sllovenia drejt Hagës me autobus është nisur Egzon...

Të shtëna me armë zjarri në Kaçanik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të...

Enver Hoxhaj niset për në Hagë: Në mbrojtje të vlerës më të shenjtë, UÇK-së

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, deputeti nga PDK, Enver...

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Gjatë vizitës zëvendëskryeministri Limaj është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në këtë takim është diskutuar për përgatitjet e mbledhjes se përbashkët të dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, e cila do të mbahet më 27 nëntor në Korçë.

Zëvendëskryeministri Limaj ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, por edhe për konkretizimin e marrëveshjeve të reja para mbledhjes së 27 nëntorit.

“Janë një numër marrëveshjesh konkrete të cilat duhet të fillohet të implementohen dhe për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja. Si Qeveri e Kosovës jemi të vendosur që marrëveshjet e arritura deri më tani të mos mbeten në letër, por të implementohen në praktikë”, ka thënë zëvendëskryeministri Limaj.

Nga ana tij, kryeministri Rama ka thënë se edhe Qeveria shqiptare është e interesuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Zëvendëskryeministri Limaj dhe kryeministri Rama janë pajtuar që deri më 10 nëntor të finalizohen një sërë marrëveshjesh, të cilat më pas do të zyrtarizohen në mbledhjen e përbashkët më 27 nëntor.

Zëvendëskryeministri Limaj gjatë kësaj vizite është takuar edhe me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Zëvendëskryeministri Limaj, është caktuar si përgjegjës për udhëheqjen e politikave ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo detyrë i është dhënë zëvendëskryeministri Limaj me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror dhe mbikëqyrjes së zbatimit të marrëveshjeve të arritura dhe atyre që do të nënshkruhen në të ardhmen.

Pjesë e këtyre takimeve ishte edhe Sylë Ukshini, i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiran

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz